Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) do të dhurojë 10 milionë euro fonde shtesë për refugjatët Rohingya në Bangladesh, si dhe për ato të zhvendosur brenda Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në fillim të këtij viti, BE vendosi të sigurojë 33 milionë euro ndihmë për refugjatët, njerëzit e zhvendosur dhe për komunitetet pritëse në të gjithë shtetin verior Rakhinë të Mianmarit, si dhe në rrethin kufitar Cox’s Bazar ë Bangladeshit.
BE vendosi të rrit ndihmën humanitare pasi dhuna në Mianmar u përshkallëzua dhe situata humanitare u përkeqësua edhe më tej në Rakhinë dhe Bangladesh. Ndihma do të mbështesë sigurimin e ushqimit, kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjen për 1 milionë refugjatë në Bangladesh, si dhe për personat e zhvendosur brenda Mianmarit.
“Financimi i sotëm shtesë është një tjetër shenjë e qartë se BE-ja mbetet e përkushtuar për të qëndruan pranë popullit Rohingya për aq kohë sa të nevojitet”, tha Janez Lenarcic, komisioner i BE-së për menaxhimin e krizave.
Lenarcic shtoi se BE-ja vazhdon të punojë për të siguruar kushtet për kthimin e sigurt, dinjitoz dhe të qëndrueshëm të refugjatëve Rohingya në Bangladesh.
Ushtria e Mianmarit në vitin 2017 nisi një fushatë brutale mbi gjithë pakicën myslimane Rohingya për hakmarrje ndaj sulmeve të pretenduara ndaj forcave të sigurisë nga militantët, për të cilat qeveria fajëson Ushtrinë Çlirimtare të Rohingya-ve të Arakanit (ARSA), veprim që detyroi qindra mijëra refugjatë Rohingya, kryesisht gra dhe fëmijë, të largohen nga Mianmari dhe të kalojnë në Bangladesh.
Sipas organizatës joqeveritare për të drejtat e njeriut ‘Amnesty International’, mbi 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga Mianmari dhe kanë kaluar në Bangladesh, pasi në gusht të vitit 2017 forcat e Mianmarit nisën një sulm ndaj komunitetit pakicë myslimanë duke e çuar numrin e të persekutuarve në Bangladesh mbi 1.2 milion.
Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit ‘Ontario’, të titulluar “Migrimi i detyruar i Rohingya-ve: Përvojë e patreguar”, mbi 34 mijë Rohingya po ashtu u hodhën dhe u dogjën në zjarre, ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën.
Raporti po ashtu theksoi se rreth 18 mijë gra dhe vajza Rohingya u dhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit, ndërsa mbi 115 mijë shtëpi Rohingya u dogjën dhe 113 të tjera u vandalizuan.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...