BE riafirmon thirrjen për armëpushim në Libi

22:31 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, përsëriti thirrjen për armëpushim në Libi, duke thënë se disa shtete anëtare janë të shqetësuara për valën e migracionit nga rajoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për mediat pas takimit online me ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së, Borell tha se situata në Libi nuk nuk po shënon përmirësime.

“As thirrjet ndërkombëtare dhe as koronavirusi i ri (COVID-19) nuk i kanë penguar palët të luftojnë dhe (luftimet) po rriten”, tha Borell.

Duke theksuar nevojën për arritjen e një armëpushimi në Libi, Borrell theksoi se disa vende anëtare të BE-së janë të shqetësuara për valën e imigracionit nga rajoni.

Borell njoftoi se gjatë takimit të sotëm në rend dite kanë qenë edhe aktivitetet turke të sondimit në Mesdheun Lindor. Ai tha se mbështetja e tyre për Greqinë dhe pjesën qipriote greke vazhdon, por shtoi se njëkohësisht i vazhdojnë marrëdhëniet diplomatike me Turqinë, “të hapur për bashkëpunim dhe me një qasje konstruktive”.

Lidhur me procesin e paqes në Afganistan, shefi i diplomacisë evropiane deklaroi se përkundër disa sinjaleve pozitive, ky proces nuk po përparon me shpejtësinë e mjaftueshme.

“BE bën thirrje urgjente për armëpushim humanitar”, shtoi Borell.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme