Ekzekutivi i Bashkimit Europian hodhi poshtë si “manovra elektorale”, komentet e forta të Theresa May se Brukseli po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet britanike.
Në një konference për shtyp, zëdhënësi i shefit të Komisionit Europian, Margaritis Schinas tha se vendet e BE nuk janë naive. Ai la të kuptohet se, Komisioni dhe vendet anëtare nuk po i kushtojnë rëndësi akuzave të kryeministres britanike.
“Njerëzit emocionohen kur ka zgjedhje, ndërsa ato britaniket janë përqëndruar kryesisht rreth ‘Brexit’. Këtu në Bruksel jemi mjaft të zënë dhe kemi mjaft gjëra të tjera për të bërë”, deklaroi Schinas.
Në një koment mjaft ironik, ai shtoi se koha e kësaj jave mbaroi, duke iu referuar një deklarate të bërë nga Martin Selmayr, shefi i stafit të presidentit të KE-së, i cili tha se Komisioni do të mendohet vetëm 30 minuta në javë për çështjet e “Brexit”.
Komentet e Schinas dhe natyrisht Komisionit, ishin një reagim ndaj deklaratës së ashpër të një dite më parë nga Theresa May, e cila tha se forca brenda BE-së po përpiqeshin të ndërhynin në zgjedhjet e përgjithshme britanike.
Sipas kryeministres britanike, veç ndikimin në zgjedhje, ka njerëz brenda BE-së që duan dështimin e negociatave për “Brexit”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...