BE reagon kundër SHBA-së për dënimin me vdekje

11:48 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

“I bëjmë thirrje SHBA-së që të rishikojë vendimin dhe të heqë dorë nga dënimet me vdekje që ka planifikuar të zbatojë me 13 korrik”, thuhet në deklaratën nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë.

Bashkimi Evropian (BE), njoftoi se është kundër vendimit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë për të zbatuar sërish dënimin federal me vdekje pas një periudhe prej 17 vitesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, thuhet: “I bëjmë thirrje SHBA-së që të rishikojë vendimin dhe të heqë dorë nga dënimet me vdekje që ka planifikuar të zbatojë me 13 korrik”.

Vendimi i SHBA-së është kundër tendencës për të anuluar dënimin me vdekje në vend dhe në të gjithë botën, thuhet në deklaratën ku theksohet se BE-ja në çdo situatë është kundër dënimit me vdekje.

Në deklaratë thuhet se dënimi me vdekje është një praktikë “vrastare dhe çnjerëzore” dhe se në të njëjtën kohë nuk ka ndonjë efekt parandalues nga pikëpamja ndëshkimore.

“BE-ja është në solidarizim me të gjithë viktimat dhe të afërmeve të dënuar me vdekje dhe Unioni do të vazhdojë të tregojë përpjekje për ndalimin globalisht të dënimit me vdekje”, theksohet ndër të tjera në deklaratë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në një deklaratë me shkrim kishte njoftuar se qeveria federale do të fillojë zbatimin ekzekutimeve për dënimet me vdekje për herë të parë pas vitit 2003.

Në SHBA ende 29 rajone zbatojnë dënimin me vdekje dhe sipas ligjeve federale, dënimet kryhen duke përdorur një gjilpërë me helmin e emëruar “pentobarbital”.

Megjithëse gjykatat federale në vend vazhdojnë të japin dënime me vdekje, ekzekutimet e tyre nuk janë zbatuar që prej vitit 2003.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme