Google ADS

BE pritet t’i vendosë embargo naftës ruse, por për gazin nuk ka konsensus

10:47 | 4 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi paraditen e së mërkurës detajet e një pakete tjetër sanksionesh kundër Rusisë që pritet të miratohet nga vendet e BE-së në ditët në vijim.

Von der Leyen tha se blloku po i jep fund varësisë së tij nga nafta ruse ndërsa blerjet janë ndaluar deri në fund të vitit.

Ajo pranoi se nuk do të ishte e lehtë, pasi disa vende janë të varura nga këto importe. Hungaria ka kundërshtuar embargon ndaj karburanteve ruse. Ndërkohë, nuk ka asnjë konsensus midis 27 anëtarëve të BE-së për t’i dhënë fund përdorimit të gazit natyror rus, që ende nuk është shënjestruar nga sanksionet e BE-së.

Gjermania, blerësi më i madh i gazit rus në botë, është e varur nga blerjet nga Moska./abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme