Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka premtuar 500 milionë euro të tjera mbështetje ushtarake për Ukrainën.
Borrell tha gjithashtu se ka besim se një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim për një embargo ndaj naftës ruse, transmeton arbresh.info.
Ai tha se mbështetja ushtarake do të ishte për armë të rënda si tanke dhe artileri dhe do të çonte ndihmën e bllokut në rreth 2 miliardë euro.
“(Do të jetë) më shumë presion ndaj Rusisë me sanksione ekonomike dhe vazhdimin e izolimit ndërkombëtar të Rusisë dhe kundërinformimit të gabuar.”
Në lidhje me embargon e mundshme të naftës, ai tha: “Jam i sigurt se do të kemi një marrëveshje. Na duhet dhe do ta kemi. Duhet të heqim qafe varësinë nga nafta nga Rusia.
“Nëse nuk ka marrëveshje në nivelin e ambasadorëve, atëherë të hënën ministrat kur të mblidhen duhet të japin shtysën politike”./arbresh.info/
Kamala Harris sheh “rritje historike” – sondazhet e NBC dhe ...
Tensionet Izrael-Hezbollah/ Biden: Po bëjmë çdo gjë për të p...
Rama në OKB: Urdhri Bektashi, qendër tolerance
Turbulencat në ajër? 10 gjëra që duhet të dini për një udhët...
Kurti: Kosova është fener i demokracisë dhe të drejtave të n...
Milan triumfon në derbin “Della Madonnina”