Google ADS

BE po përgatitet të ngrijë asetet e Putinit dhe Lavrovit

13:57 | 25 Shkurt 2022
arbresh.info

BE po përgatitet të ngrijë asetet e presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov si pjesë e një raundi të tretë të sanksioneve kundër Rusisë, raporton Financial Times.

Ministrat e Jashtëm po planifikojnë të miratojnë paketën e sanksioneve këtë pasdite, së bashku me një numër masash kundër bankave dhe industrisë ruse, citon gazeta tre persona të njohur me këtë çështje.

Putin dhe Lavrov nuk do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit sipas masave, shkruan FT, duke nënvizuar gatishmërinë e BE-së për të mbajtur të hapura mundësitë simbolike diplomatike.

Një zyrtar i BE-së, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Reuters: “Ne po lëvizim sa më shpejt që të mundemi”, duke shtuar se blloku mund të synojë gjithashtu “shumë të tjerë” oligarkë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme