Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, u adresuan në një konferencë të përbashkët për media pas një takimi dy-ditor që u përqendrua në ekonominë, marrëdhëniet me Kinën dhe luftën kundër dezinformacionit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Qëllimi ynë është të përqendrohemi në arritjen e një raporti të balancuar, i cili siguron konkurrencë të drejtë dhe qasje të barabartë në treg”, tha Tusk, duke theksuar prioritetet për samitin me Kinën të muajit të ardhshëm.
Tusk veçoi nevojën për një politikë tregtare të hapur dhe të sigurt, si dhe rritjen e konkurrencës ekonomike globale.
“Ne duam të përforcojmë kapacitetet evropiane për t’u marrë me rrëmbimin e teknologjisë dhe kërcënimet e sigurisë kibernetike. Ne presim me padurim rekomandimin e Komisionit për sigurinë e rrjeteve 5G”, deklaroi Tusk.
Ndërkaq, Juncker tha se BE-ja ka marrëdhënie të mira me Kinën, por “jo të shkëlqyeshme”, duke shtuar se Kina është një konkurrent, partner dhe një rival.
“Tregtia midis Kinës dhe BE-së është asimetrike dhe kjo çon në mungesë ekuilibri”, tha Juncker, duke theksuar se Kina është një partner dhe një rival i BE-së.
“Tregjet kineze nuk janë mjaft të hapura për produktet evropiane. Tregjet kineze na përjashtojnë në një masë të madhe”, theksoi Juncker.
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...