Ekzekutivi i Bashkimit Europian paralajmëroi se Europa po përballet me një nga vitet më të vështira kur bëhet fjalë për fatkeqësitë natyrore si thatësirat dhe zjarret për shkak të rritjes së ndryshimeve klimatike.
Me një mot jashtëzakonisht të thatë, që ka goditur disa vende mesdhetare, komisioneri i BE-së, Maros Shefçoviç, tha para deputetëve se “thatësira aktuale në Europë mund të konsiderohet si më e keqja ndonjëherë”, transmeton portal arbresh.info
“Statistikat tregojnë se që nga viti 2017, në Europë janë parë zjarre intensive dhe pritet që edhe këtë vit të vazhdojë i njejti trend”, tha ai.
Kushtet e zgjatura të thatësirës kanë goditur disa shtete anëtare si Greqia dhe Italia dhe një valë të nxehti muajin e kaluar shkoi deri në Gjermaninë veriore.
Ekspertët kanë ngritur shqetësimet për më shumë fatkeqësi natyrore gjatë pjesës tjetër të verës.
Shefçoviç tha se BE-ja tashmë po financon vendosjen e mbi 200 zjarrfikësve nga i gjithë blloku për t’u marrë me zjarret në Greqi.
Italia është në mes të një vale të hershme të të nxehtit të verës, shoqëruar me thatësirën më të keqe në Italinë veriore në 70 vjet dhe kushtet u lidhën me fatkeqësinë të dielën e kaluar kur një pjesë e madhe e akullnajës Marmolada u shkëput dhe u përplas mbi alpinistët, ku nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur./ap/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...