Parlamenti Evropian ka votuar për të ndjekur veprim të paprecedent disiplinor kundër Hungarisë për shkelje të vlerave thelbësore të BE-së.
Qeveria e kryeministrit Viktor Orban është akuzuar për sulme ndaj mediave, minoriteteve dhe sundimit të ligjit, akuza të cilat ai i mohon, transmeton portali arbresh.info.
Më shumë se dy të tretat e eurodeputetëve mbështetën mocionin e censurës, votimi i parë i një natyre të tillë kundër një shteti anëtar.
Nëse miratohet edhe nga udhëheqësit vendas, Hungaria mund të përballet me masa ndëshkuese.
Ato përfshijnë heqjen e vendit të të drejtave të votimit në nivel të Bashkimit Evropian.
Që kur erdhi në pushtet, qeveria e z. Orban ka marrë një qëndrim të ashpër kundër imigracionit.
Ai paraqiti një ligj që kriminalizonte avokatët dhe aktivistët që ndihmonin azilkërkuesit, nën arsyetimin e “lehtësimit të emigracionit të paligjshëm”./Arbresh.info/
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët