BE pa marrëveshje për planin e shpëtimit të migrantëve

16:25 | 18 Korrik 2019
Arbresh.info

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian nuk kanë arritur të bien dakord mbi një mekanizëm ad-hoc për shpërndarjen e azilkërkuesve që arrijnë në brigjet e bllokut, deklaroi ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner duke shtuar se ”përpjekjet do të vazhdojnë”.

”Çështja do të merret përsëri në një takim të ministrave të Jashtëm dhe të Brendshëm në Paris”, theksoi Castaner.

Diskutimet ishin të zjarrta, ku disa shtete refuzuan të merrnin migrantë, disa të tjera apelonin për solidaritet, ndërkohë që disa të tjera shprehnin shqetësim për krijimin e një nxitjeje të fenomenit./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme