BE do të japë 400 milionë euro ndihmë financiare për Slloveninë, e cila është prekur nga përmbytjet shkatërruese, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Ne do të ndajmë 400 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit, 100 milionë këtë vit dhe 300 milionë vitin e ardhshëm”, u tha von der Leyen gazetarëve pasi vizitoi zonat e prekura në Slloveni.
Qeveria sllovene do të jetë gjithashtu në gjendje të tërheqë 2.7 miliardë euro ndihmë financiare nga Fondi i Gjeneratës së ardhshme të BE-së dhe të ridrejtojë 3.3 miliardë euro nga Fondi i Kohezionit.
“Dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe tani dhjetëra mijëra familje në dëshpërim po pyesin se si do të mbijetojnë në javët dhe muajt e ardhshëm,” tha kryeministri slloven Robert Golob.
Ai foli pak ditë më parë për “fatkeqësinë më të rëndë natyrore” të 30 viteve të fundit në vend, pasi shiu i rrëmbyeshëm shndërroi një pjesë të territorit në një liqen të pafund./abcnews.al
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...