Bashkimi Evropian ka miratuar një sërë rregullash të cilat, në mes tjerash, e bëjnë të detyrueshme përfshirjen e gjurmëve të gishtërinjve në kartat e identifikimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i BE-së njoftoi se të gjitha shtetet anëtare detyrohen të zbatojnë masat minimale të sigurisë në kartat e identifikimit dhe se rregullorja e re ka për qëllim rritjen e sigurisë së letërnjoftimeve dhe intensifikimin e luftës kundër vjedhjes dhe falsifikimit.
Sipas rregullores, të gjitha letërnjoftimet do të jenë në dimensione të njejta dhe do të mund të lexohen nga makinat, ndërsa po ashtu është obligative që të përmbajnë fotografi dhe gjurmë të gishtave.
Kartat e identifikimit do të jenë valide më së paku pesë vjet dhe më së shumti dhjetë vjet. Shtetet anëtare të bllokut do të mund të lëshojnë letërnjoftime me afate më të gjata për shtetasit e moshës mbi 70 vjeç.
Rregullorja e re do të hyjë në fuqi brenda dy viteve.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...