BE nxit hetimin, OKB-ja dënon sulmin e Izraelit në shkollën e UNRWA-s në Gazë

12:56 | 7 Qershor 2024
K.B

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka bërë apel për të nxitur hetimin mbi sulmin vdekjeprurës izraelit në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez (UNRWA) në Gazë, e cila rezultoi në vrasjen e më shumë se 40 civilëve.

Në një postim në llogarinë e tij ‘X’ të enjten tha se “raportet që vijnë nga Gaza herë pas here tregojnë se dhuna dhe vuajtja janë ende realiteti i vetëm për qindra mijëra civilë të pafajshëm. Kjo ngjarje e tmerrshme duhet të hetohet në mënyrë të pavarur. Urdhri i GJND-së,” pohoi ai, raporton Agjencia Palestine News dhe Info (WAFA).

Ndërkohë, një tjetër raport i WAFA-s nga Nju Jorku tha se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres, ka denoncuar sulmet shkatërruese ajrore izraelite të enjten në një shkollë të UNRËA që strehon të zhvendosurit në Gazën qendrore.

Ai e përshkroi sulmin si “një shembull tjetër tmerrues i çmimit që po paguajnë civilët”, citohet në raport.

Stephane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së, iu drejtua gazetarëve, duke thënë: “Është vetëm një shembull tjetër i tmerrshëm i çmimit që po paguajnë civilët, që burrat, gratë dhe fëmijët palestinezë që thjesht po përpiqen të mbijetojnë (po paguajnë).

“Sigurisht, ai e dënon këtë sulm. Do të duhet të ketë përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur në Gazë”, ka thënë zëdhënësi i shefit të OKB-së./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme