BE nuk planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë pas sulmeve në Siri

14:20 | 16 Prill 2018
Arbresh.info

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk iu bashkuan Shteteve të Bashkuara të hënën për vendosjen e sanksioneve të reja ekonomike ndaj Rusisë apo Sirisë për sulmet me armë kimike, të cilat nxitën sulmet e para të koordinuara Perëndimore në Siri.

Pasi Britania dhe Franca iu bashkuan Shteteve të Bashkuara në sulmet ajrore në caqet qeveritare, liderët Perëndimorë kanë diskutuar për diplomacinë në takimin në Luksemburg.

“Është shumë e rëndësishme të theksojmë se sulmet nuk janë tentim për të ndryshuar rrugën e luftës apo për të ndryshuar regjimin”, ka thënë sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson para se të arrinte në takim.

Në takimin në Luksemburg, ministrat është pritur që të nisin një deklaratë përmes së cilës lënë mundësinë e hapur për sanksione në udhëtim apo ngrirje të aseteve për sirianët, mirëpo diplomatët nuk kanë arritur të marrin ndonjë vendim veçanërisht për rusët.

“Ne duhet të shtyjmë përpara mundësinë e një armëpushimi dhe ndihme humanitare, përmes Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, apo eventualisht ndonjë procesi të paqes, ka thënë ministri holandez, Stef Blok.

Shtetet e Bashkuara pritet të nisin sanksione të reja ekonomike në Rusi, kryesisht për kompanitë që supozohet se kanë qenë të lidhura me armët kimike, ka njoftuar ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.

Sidoqoftë, diplomatët evropianë kanë thënë se derisa qeveria evropiane të mos e ketë të qartë planin e SHBA-së, nuk pritet të marrë ndonjë tjetër vendim.

Në të kaluarën, masat evropiane kanë ardhur disa muaj pas sanksioneve të Uashingtonit./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme