Shtetet anëtare të BE-së duhet të mbajnë kufijtë e jashtëm të mbyllur për të gjithë, përveç udhëtimit esencial deri në mes të qershorit, thotë Komisioni Evropian.
Ekzekutivi i BE-së ftoi udhëheqësit të zgjasin ndalimin e udhëtimit që veçse është në fuqi, me 30 ditë të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit që ende po vazhdon, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa do të varet nga qeveritë individuale kombëtare për të marrë pjesë, shtetet në zonën pa pasaporta të Shengenit të BE-së kanë ndërmarrë deri tani një qasje të koordinuar për mbylljen e kufijve të Evropës.
Shumë prej tyre kanë hedhur kufizime edhe për kalimin në vendet e tjera të Evropës, politikë kjo që shikohet më pak e favorshme në Bruksel.
“Objektivi i përgjithshëm për të kufizuar përhapjen e koronavirusit përmes ndërveprimit të reduktuar shoqëror mbetet”, tha Margaritis Schinas, nënkryetar për promovimin e mënyrës evropiane të jetës.
“Megjithë përparimin në shumë vende evropiane, situata në mbarë botën është shumë e brishtë. Është e domosdoshme që çdo veprim i ndërmarrë të jetë gradual, me masa të ndryshme të hiqen në faza të ndryshme”.
Ndalimi aktual i udhëtimit i rënë dakord nga udhëheqësit e BE vazhdon deri më 15 maj, me zgjatjen e propozuar deri në 15 qershor.
Kufizimet nuk zbatohen për shtetasit e BE-së, qytetarët e vendeve jo-BE të Shengenit dhe anëtarët e familjes së tyre, dhe shtetasit jo-BE të cilët janë banorë afatgjatë në BE me qëllim të kthimit në shtëpi./arbresh.info/
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...