Vetëm një muaj nga zgjedhjet Europiane, Parlamenti Europian ka publikuar një film për të inkurajuar qytetarët të shkojnë të votojnë.
Ky film me metrazh të shkurtër me një titull tërheqës “Zgjidh të ardhmen tënde”, synon të përfshijë dhe të ndërgjegjësojë brezat e rinj se duhet të jetojnë në vitet në vijim me rezultatin e zgjedhjeve të tyre.
Ky film, me regjisor Frederic Planchon, tregohet nga një vajzë e vogël që i bën thirrje ndjenjës së përgjegjësisë së votuesve.
“Secili prej nesh mund të lerë një shenjë, por së bashku mund të bëjmë diferencën. Zgjidh Europën ku kërkon të rritesh”, thuhet në film.
Zgjedhjet europiane që do të zhvillohen në të gjitha vendet e BE-së mes datave 23-26 maj dhe do të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të Bashkimit Europian.
Mes të rinjve në moshë për të votuar vetëm 21% ishin të sigurt që do të shkonin të votonin, ndërsa 34% nuk kishin marrë ende një vendim.
Filmi, “Zgjidh të ardhmen tënde” do të publikohet në internet në të gjitha vendet anëtare duke filluar nga sot, 25 prill./atsh/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë