Parlamenti Evropian (PE) miratoi një ligj historik i cili ndalon importimin në vendet e Bashkimit Evropian (BE) për produkte të ndryshme si kafe, dru, sojë, mish viçi, vaj palme, kakao, çokollatën dhe mobiljet, të cilat prodhohen duke dëmtuar pyjet.
Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur në Strazburg, me 552 vota “pro” u pranua ky ligj i cili ka synim për të parandaluar shkatërrimin e pyjeve në gjithë botën. Sipas ligjit, kompanitë që shesin mallra në Bashkimin Evropian duhet të krijojnë një përmbajtje që vërtetojnë se mallrat e tyre nuk janë rritur në tokë të shpyllëzuar pas vitit 2020, përndryshe ato rrezikojnë të gjobiten në shuma të mëdha.
“Konsumatorët evropianë tani mund të jenë të sigurt se nuk do të jenë më padashur bashkëpunëtorë në shpyllëzimin,” tha negociatori i Parlamentit për ligjin, Christophe Hansen. Mirëpo, sipas Reuters, Indonezia dhe Malajzia, eksportuesit më të mëdhenj në botë të vajit të palmës, kanë akuzuar BE-në për bllokimin e aksesit në treg për vajin e tyre të palmës. Në anën tjetër, grupi brazilian i agrobiznesit ABAG e kundërshtoi gjithashtu këtë ligj, duke thënë se vendi i Amerikës së Jugut, një nga furnizuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë, një prodhues i madh i sojës, kafesë dhe mishit të viçit, tashmë rregullon shpyllëzimin sipas kodit të tij pyjor.
“Ishte një veprim i njëanshëm që ata ndërmorën pa dëgjuar Brazilin,” tha kreu i ABAG Luiz Carlos Carvalho në një intervistë, duke shtuar se shoqata e tij kishte qenë në kontakt me ministrinë e marrëdhënieve të jashtme të Brazilit për të kërkuar mënyra për të kundërshtuar legjislacionin. Në tregun e BE-së do të lejohet qasje vetëm për produkte të prodhuara në toka që nuk i janë nënshtruar shpyllëzimit ose shkatërrimit të pyjeve pas 31 dhjetorit 2020. BE-ja do të klasifikojë me rrezik të ulët, normal dhe të lartë vendet që prodhojnë produktet në fjalë. Rregullorja në fjalë, pas miratimit zyrtar të vendeve të BE-së do të hyjë në fuqi duke u botuar në Gazetën Zyrtare të BE-së.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor