Google ADS

BE miraton embargon ndaj importeve të qymyrit rus

07:50 | 8 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Bashkimi Evropian ka miratuar një embargo ndaj importeve të qymyrit rus dhe mbylljen e porteve të bllokut për anijet ruse për shkak të luftës në Ukrainë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vendimi hyn në fuqi në mes të muajit gush, një muaj më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht, pas presionit nga Gjermania për shtyrje.

Kjo paketë përfshin një ndalim prej 10 miliardë eurosh për eksportet në Rusi, përfshirë mallrat e teknologjisë së lartë, dhe ngrirjen e aktiveve të disa bankave ruse.

Presidenca franceze e Këshillit Evropian tha se sanksioni vlerësohet të jetë me vlerë 4 miliardë euro (4.4 miliardë dollarë) në vit. Ndërkohë presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se, nëse jo gazi natyror, nafta do të pasojë së shpejti.

Sanksioni i ri i qymyrit duhej të miratohej nga të 27 vendet anëtare dhe kishte pasur shqetësime nga disa anëtarë për ndikimin.

Kujtojmë se vendet e BE-së importojnë 45% të qymyrit të tyre nga Rusia, me vlerë 4 miliardë euro në vit./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme