Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi një koncept të menaxhimit të krizës për një mision të ri civil CSDP në Irak.
Misioni do të përqëndrohet në ndihmën ndaj autoriteteve irakiane në zbatimin e aspekteve civile të strategjisë së sigurisë irakene, shkruan arbresh.info.
Ekspertët e BE-së do të ofrojnë këshilla dhe ndihmë në fushat prioritare të punës që i përgjigjen nevojave të autoriteteve përkatëse.
“Strategjia e sigurisë kombëtare synon ndërtimin e institucioneve shtetërore të aftë për të konsoliduar sigurinë, paqen dhe parandalimin e konflikteve nën sundimin e ligjit dhe përshkruan një numër kërcënimesh ndaj sigurisë kombëtare, duke përfshirë terrorizmin, korrupsionin, paqëndrueshmërinë politike dhe polarizimin etnik dhe sektar,” thuhet në komunikatën për medie të Këshillit të BE.
Në përgjigje të një kërkese nga autoritetet irakiane për mbështetje në fushën e reformës në sektorin e sigurisë civile dhe në përputhje me konkluzionet e Këshillit mbi Irakun e 19 qershorit, BE ra dakord të përgatiste një mision civil CSDP në Bagdad.
Miratimi i një koncepti për menaxhimin e krizës është hapi i parë për të nisur një mision të ri të CSDP-së, pas të cilit fillojnë përgatitjet për vendosje./arbresh.info/
https://twitter.com/EUCouncilPress/status/886876181563408385
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit