Bashkimi Evropian (BE) ka nënshkruar marrëveshje kundër terrorizmit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshjet u nënshkruan në Bruksel nga komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Sandër Leshaj dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.
Marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të “Planit të Përbashkët të Veprimit për Luftimin e Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor” mes BE-së dhe vendeve të rajonit, përveçse do të përcaktojnë fushat prioritare të veprimtarisë, po ashtu do të hapin edhe rrugën e sigurimit të ndihmave nga BE-ja.
Sipas marrëveshjes do të bëhet shkëmbim i informacioneve mes palëve.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, Avramopoulos theksoi se për herë të parë në Ballkanin Perëndimor kanë nënshkruar këto lloje të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se në kuadër të marrëveshjeve synojnë rritjen e bashkëpunimit në fushat si ekstremizmi i dhunshëm, kthimi i terroristëve luftëtarë të huaj në Evropë, financimi i terrorit dhe lufta me pastrimin e parave.
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...