Bashkimi Evropian është përgatitur për një luftë të gjatë në Ukrainë dhe do të mbështesë Kievin kundër agresionit rus për aq kohë sa të jetë e nevojshme, tha të mërkurën ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së.
“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të na përçarë, uniteti brenda BE-së dhe përtej Atlantikut mbetet i fortë.
BE-ja është e gatshme për një luftë që pritet të zgjasë dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës, duke e mbështetur nga ana politike, ekonomike, ushtarake dhe humanitare për aq kohë sa të duhet”, tha Billstrom.
Ai shtoi se BE do të vazhdojë të punojë për të vendosur më shumë sanksione kundër Moskës.
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...