BE kundër bisedimeve të reja për Brexit

15:52 | 21 Qershor 2019
Arbresh Info

Udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së, pa May, biseduan për ngecjet në procesin e Brexit-it dhe hodhën poshtë idenë që kryeministri i ri britanik të mund të nis bisedime nga fillimi.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se 27 vendet anëtare të BE-së njëzëshëm janë këmbëngulës se marrëveshja për largimin e Britanisë së Madhe nuk do të hapet përsëri pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ri britanik që do të trashëgojë Theresa May.

Udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së, pa May, biseduan për ngecjet në procesin e Brexit-it dhe hodhën poshtë idenë që kryeministri i ri britanik të mund të nis bisedime nga fillimi.

“Përsëritëm njëzërit se nuk do të ketë bisedime të reja për largim”, ka thënë Juncker.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ka lënë hapur mundësinë që marrëveshja politike, bashkuar me marrëveshjen juridike për largim të mund të jetë temë diskutimi.

Britania e Madhe duhet të lagohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti. Deri më tani data në dy raste është shtyrë./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme