BE kërkon zhvendosjen e stërvitjeve ushtarake në Ukrainë, ja shtetet pro dhe kundër

09:52 | 30 Gusht 2024
L G

Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian ndodhen sot në Bruksel, aty ku do të diskutojnë për operacionet e vazhdueshme të BE-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas, për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit rus.

Takimi është joformal, që do të thotë se ministrat nuk pritet të marrin një vendim zyrtar.

Ai kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Pjesë e diskutimeve është edhe plani për t’i zhvendosur disa nga operacionet stërvitore të BE-së brenda Ukrainës.

Aktualisht, trajnimet janë duke u zhvilluar në dy shtete, Gjermani dhe Poloni.

Misioni i trajnimeve ka nisur në nëntor të vitit 2022, disa muaj pasi Rusia ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

BE-ja ka trajnuar 52.000 ushtarë ukrainës në muajin maj të këtij viti dhe dëshiron të trajnojë edhe 60.000 të tjerë deri në fund të verës së këtij viti.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i mbështetur nga Lituania, ka sinjalizuar se është pro për trajnimin e ushtarëve në Ukrainë.

Disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, janë të shqetësuara për këtë veprim./euronews/

Të ngjashme