Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, u bëri thirrje autoriteteve izraelite të rishqyrtojnë vendimin e tyre për shkatërrimin e fshatit palestinez Khan al-Ahmar në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
“BE pret që autoritetet izraelite të rishikojnë vendimin e tyre për shkatërrimin e fshatit Khan al-Ahmar dhe për t’u lejuar palestinezëve në nevojë qasje të plotë dhe të papenguar të ndihmës humanitare, në përputhje me detyrimet e saj si një fuqi okupuese sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Mogherini në një deklaratë me shkrim.
Ajo shtoi se BE ka theksuar se pasojat e shkatërrimit të këtij komuniteti dhe zhvendosja e banorëve të saj kundër vullnetit të tyre, duke përfshirë edhe fëmijët, do të ishin shumë serioze.
“Khan al-Ahmar, i vendosur në një vendndodhje të ndjeshme është me rëndësi strategjike për ruajtjen e vazhdimësisë së një shteti të ardhshëm palestinez”, theksoi Mogherini.
Më 5 korrik, buldozerët izraelitë shkatërruan disa tenda dhe struktura të tjera në Khan al-Ahmar, gjë që shkaktoi përleshje me banorët lokalë.
Në Kudsin Lindor, të pushtuar nga Izraeli, ka të shpërndarë 46 komunitete beduine.
Sipas Marrëveshjes së vitit 1995 midis Izraelit dhe Palestinës, Bregu Perëndimor ishte ndarë në tre zona, edhe atë në zonën A, B dhe C.
Autoriteti administrativ dhe i sigurisë i zonës A iu dha Palestinës, ndërkohë administrata e zonës B iu dha Palestinës, por siguria e saj iu dha Izraelit. Ndërsa në zonën C autoriteti administrativ dhe i sigurisë iu dha Izraelit.
Khan al-Ahmar është vendosur në zonën C.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...