Google ADS

BE kërkon inspektimin e fabrikës AstraZeneca në Belgjikë, pas vonesave të shpërndarjes së vaksinave

17:13 | 28 Janar 2021
Arbresh.info

Autoritetet shëndetësore të Belgjikës, me kërkesë nga Komisioni Evropian, zhvilluan “një inspektim” të objektit të fabrikës farmaceutike AstraZeneca, për të siguruar që vonesa në shpërndarje është me të vërtet për shkak të problemeve me prodhimin e vaksinave në vendin belg,” tha France Dammel, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë.

“Ekspertët belg janë duke studiuar elementet e marra gjatë këtij inspektimi së bashku me ekspertë nga Holanda, Italia dhe Spanja,” tha Dammel, duke shtuar se raporti do të publikohet ditëve të ardhshme, shkruan arbresh.info

Javën e kaluar, AstraZeneca i kishte thënë Komisionit Evropian dhe anëtarëve të tjerë të BE-së se do t’i furnizoj me më pak doza të vaksinës sesa ishin pajtuar më herët.

Në qershor të vitit 2020, AstraZeneca hyri bashkëpunim me kompaninë farmaceutike franceze Novasep për të prodhuar vaksinën antiCOVID, shkruan CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme