Bashkimi Europian është gati të përdorë atë që quhet “opsioni bërthamor”, një term i huazuar nga politika amerikane për t’i hequr Polonisë të drejtën e votës në Bruksel, si ndëshkim ndaj planeve të qeverisë polake për të anuluar pavarësinë e gjyqësorit në vend.
Frans Timmermans, zv.Presidenti i Komisionit Europian akuzoi Varshavën se po vendos gjyqësorin nën kontroll politik, ndërsa paralajmëroi se BE ishte shumë pranë përdorimit të nenit 7, një sanksion që s’është përdorur kurrë më parë dhe që lejon pezullimin e të drejtës së votës së një anëtari të BE.
Partia qeverisëse polake Ligj dhe Drejtësi ka qenë në thuasje në konflikt të përhershëm me BE qëkur mori pushtetin. Javët e fundit tensioni është rritur tej mas për shkak të reformave që i japin ministrave fuqinë që të emërojnë gjykatësit dhe anëtarët e gjykatës supreme.
Timermans tha se Komisioni do të nisë procedurën për të verifikuar shkeljen e të drejtave bazë që javën e ardhshme, hapi i parë për të aktivizuar nenin 7. Ai shtoi se në varësi të zhvillimeve të kësaj jave, pra të reagimit polak, do të merren vendimet javën e ardhshme.
Por duket se qeveria në Varshavë nuk e ka marrë mesazhin, ose thjesht nuk do tja dijë, pasi dhoma e ulët e parlamentit polak miratoi ligjin që i jep fuqinë ministrit të Drejtësisë të shkarkojë dhe emërojë gjykatësit e Gjykatës Supreme. Duhet edhe vota e Dhomës së Lartë, por qeveria ka shumicën edhe aty kështu që miratimi është thjesht formalitet.
Me dhjetëra mijëra polakë kanë protestuar gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin kundër këtyre masave të qeverisë, por thirrjet e tyre ranë në vesh të shurdhët, ashtu si ato të BE.
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...