Rusia mund të vendosë ligjin ushtarak në një përpjekje të re për të frenuar mospajtimin pas pushtimit të saj në Ukrainë, thonë zyrtarët e BE-së.
Kremlini po shtyp zërat e pavarur që raportojnë për konfliktin e Ukrainës dhe nxënësve rusë po mësohen pse është i nevojshëm ‘misioni çlirimtar’, transemton portal abresh.info
Tani Brukseli po ngre spekulime në mediat sociale në lidhje me planet e mundshme ruse për të futur ligjin ushtarak.
“Është diçka për të cilën jemi të vetëdijshëm dhe është diçka për të cilën jemi të shqetësuar”, tha një zyrtar i BE-së, shkruan Daily Mail.
Vendosja e ligjit ushtarak do të lejonte Kremlinin të mbyllte kufijtë, të vendoste shtetrrethim, të konfiskonte pronat dhe të kufizonte lëvizjen e njerëzve.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë spekulimet si dhe raportet se autoritetet do të parandalojnë që burrat të largohen nga Rusia.
Por ai tha se Vladimir Putin do të mblidhte mbrëmë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Rusisë, megjithëse nuk tha se çfarë do të diskutonte.
Frika për ligjin ushtarak vjen pasi autoritetet ruse vendosën censurë në raportimin e asaj që Kremlini e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
Afro 7,000 shkencëtarë, matematikanë dhe akademikë rusë, kanë nënshkruar një letër përmes së cilës denojnë luftën në Ukrainë.
Që nga dita e parë e pushtimit rus në Ukrainë, janë arrestuar 7,669 rusë që protestuan kundër luftës në qytete të ndryshme të Rusisë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...