Bashkimi Evropian ka evakuuar 1000 pacientë nga spitalet ukrainase ndërsa sistemi shëndetësor i vendit është vënë në provë nga pushtimi rus.
”BE-ja po rrit operacionet për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat mjekësore në rritje”, theksoi komisioneri evropian për menaxhimin e krizave Janez Lenarçiç.
”Që nga marsi, në fazat e hershme të pushtimit rus, blloku ka koordinuar transferimet mjekësore për pacientët nga spitalet ukrainase në spitalet e disponueshme të BE-së”, thuhet në deklaratën e Komisionit.
Deri më tani, 18 shtete anëtare të BE-së, përfshirë Francën, Gjermaninë, Austrinë, Spanjën, Portugalinë, Belgjikën, Luksemburgun dhe Poloninë, kanë mirëpritur 1 000 pacientë, sipas të dhënave të Komisionit Evropian.
Transferimet u bënë përmes një programi të mbështetjes humanitare të BE-së dhe lehtësuan “presionin mbi sistemet shëndetësore të fqinjëve të Ukrainës”, tha Komisionerja Evropiane e Shëndetësisë Stella Kyriakides./atsh/
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...