BE-ja u vendos viza shtetasve amerikanë

21:16 | 2 Mars 2017
Trina Galanxhi

Shtetasit amerikanë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së do të aplikojnë për viza që nga fillimi i verës së këtij vitit.

Eurodeputetët kanë miratuar rezolutën e Këshillit Evoprian për vendojen e vizave për shtetasit amerikanë, për një periudhë një njëvjeçare, transmeton portali arbresh.info

Miratimi i sotëm është një ‘shuplakë’ për Uashingtonin, që refuzoi të hiqte vizat për shtetasit nga Bullgaria, Kroacia, Polonia dhe Rumania.

Megjithatë, nga ky regjim BE-ja do të mund të humbasë 6.8 miliardë euro, humbjen e të paktën 140 mijë vendeve të punës, sidomos në industrinë e turizmit dhe mund të ketë rënie drastike të turistëve nga Shtetet e Bashkuara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme