Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka shprehur ministrit të Punëve të Jashtme të Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, shpresën e tij se Türkiye mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Borrell ka bërë një deklaratë nga media sociale lidhur me bisedën telefonike të kryer me ministrin turk Çavuşoğlu.
Ai tha se ka vënë theksin mbi rolin e Türkiye-s në sigurimin e marrëveshjes së OKB-së për eksportin e drithit ukrainas dhe pakësimin e agresivitetit të Rusisë kundër Ukrainës. Borrell bëri të ditur se kanë diskutuar edhe ndikimin e sanksioneve të BE-së.
“Kam shprehur shpresën time se Türkiye mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndalur luftën e pakuptimtë”, është shprehur Borrell.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...