Zyrtarë të BE-së kanë thënë se aktualisht nuk ka asnjë bazë për “diskutim kuptimplotë” me Britaninë e Madhe për Brexit.
Një negociator tha se “jemi përsëri atje ku ishim tre vjet më parë.”
Diplomatëve nga 27 vendet e tjera anëtare të BE-së iu tha të hënën se një skenar i daljes pa marrëveshje mund të shmanget vetëm duke bërë ndryshime thelbësore në planin në tryezë – të cilat ata nuk mund t’i pranonin.
Mbretëria e Bashkuar aktualisht është e vendosur të largohet nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.
Një plan ishte negociuar midis BE-së dhe ish-kryeministres Theresa May, por ai u votua kundër nga deputetët britanikë tre herë.
Kryeministri i ri, Boris Johnson, është zotuar të “bëjë atë ose të vdesë”, dhe të largohet brenda afatit – edhe nëse do të thotë pa marrëveshje.
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...
Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi