Një samit i posaçëm i Bashkimit Evropian mbahet më 1 shkurt në Bruksel, ku do të diskutohet për paketën e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 500 milionë eurosh. Ndaj kësaj pakete të ndihmës, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kishte vendosur veto në dhjetorin e vitit të kaluar.
Ukraina ka nevojë urgjente për ndihmë financiare dhe ushtarake, në mes të sinjaleve për një lodhje politike të Perëndimit përderisa pushtimi rus i Ukrainës është afër dyvjetorit.
Duke shtuar shqetësimet e Kievit, një projektligj shtesë për shqetësimet që përfshin 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën është bllokuar nga Kongresi amerikan, mes kundërshtimeve të ligjvënësve republikanë.
Orban, i vetmi udhëheq i BE-së që ende ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, vazhdimisht ka pasur mosmarrëveshje me udhëheqësit e tjerë të bllokut lidhur me masat për të ndihmuar Ukrainën që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Ai ka shprehur kundërshtime ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe madje ka hedhur idenë e mbajtjes së bisedimeve të paqes mes Moskës dhe Kievit.
Në samit, udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të bllokut duhet që në mënyrë unanime të mbështesin paketën e ndihmës për Ukrainën, që do të financohet nga buxheti i përbashkët të BE-së.
Budapesti ka dhënë sinjale se do të pajtohet për paketën, nëse rishqyrtimi buxhetor do të bëhet çdo vit, duke i dhënë të drejtën Orbanit të drejtën e vendosjes së vetos. Por, deri më tani BE-ja është pajtuar për një debat vjetor lidhur me ndihmën.
Sipas burimeve, qëndrimi i Hungarisë në këtë samit mbetet i paqartë.
Orban, populist i krahut të djathtë që është në pushtet që nga viti 2010, është përballur me kritika se kundërshtimi i tij për ndihmën e BE-së për Ukrainën përbën shantazh të bllokut për miliarda euro fonde, që BE-ja ka ngrirë për Hungarinë për shkak të shqetësimeve të Brukselit për nivelin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Budapest.
Para samitit, ministrat e Mbrojtjes të bllokut u takuan në një takim joformal më 31 janar në Bruksel për të diskutuar për nevojën e forcimit të industrisë së mbrojtjes së bllokut dhe për ndihmën ushtarake për Ukrainën./rel
Tentim vrasje në Gjilan/ Një burrë sulmohet nga disa persona...
Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është ...
Pritjet deri në një orë për të hyrë në Kosovë nga Merdarja
Ishte e fejuar, Lela thotë se e pret Leon jashtë për t’ia th...
Veprimet në Siri, dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione...
6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes