Google ADS

BE-ja shpall fundin e krizës së emigrantëve

17:28 | 6 Mars 2019
A. B.

Komisioni Evropian e ka shpallur të përfunduar krizën e emigratëve, gjithashtu ka ashpërsuar kritikat për ‘lajmet e rreme’ dhe keqinformimin për këtë çështje, shkruan The Guardian, përcjell arbresh.info.

Frans Timmermans, zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Evropian, tha:

“Evropa nuk është duke u përballur më me krizën e emigrantëve, me të cilën jemi përballur në vitin 2015, por ende kanë mbetur disa probleme strukturore”.

Sipas të  dhënave të  publikuara nga agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara UNHCR, në vitin 2018, më shumë se 116 mijë njerëz e kanë kaluar Detin Mesdhe. Ky numër është 89%  më i vogël sesa shifra e vitit 2015, kur kriza ishte në nivelin më të lartë.

Ndërsa Brukseli thotë se problemet me emigrantët nuk janë zgjidhur ende në Greqi, ku ndodhen katër mijë emigrantë. Zyrtarët evropian kanë thënë në mënyrë jozyrtare se ky problem nuk po zgjidhet për shkak të menaxhimit të dobët të fondeve të BE-së nga Greqia./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme