BE-ja sanksionon zyrtarë rus për helmimin e Alexei Navalny

13:30 | 15 Tetor 2020
Arbresh.info

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj gjashtë individëve dhe një entiteti që beson se janë të përfshirë në helmimin e figurës opozitare ruse, Alexei Navalny.

Individët janë disa prej zyrtarëve më të lartë në Rusi, përfshirë një zëvendësministër dhe zëvendës shefi i stafit të zyrës së Vladimir Putinit, transmeton portali arbresh.info

Instituti Shtetëror i Kërkimit Shkencor për Kiminë dhe Teknologjinë Organike, organi rus përgjegjës për shkatërrimin e rezervave të armëve kimike të epokës Sovjetike, është sanksionuar gjithashtu.

BE tha se përdorimi i Novichok në një sulm kundër Navalny do të ishte i mundur vetëm për shkak të dështimeve të Institutit për të shkatërruar rezervat e mbetura.

Navalny u sëmur rëndë në një fluturim të brendshëm nga Siberia në Moskë më 20 gusht, duke rënë përfundimisht në koma në një spital në Omsk./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme