Bashkimi Evropian bëri të ditur të enjten, më 13 prill, se grupi mercenar rus Wagner është futur në listën evropiane të sanksioneve për “pjesëmarrje aktive në luftën e agresionit rus kundër Ukrainës”.
Wagner, që po udhëheq betejat ruse në përpjekjet për t’i pushtuar qytetet ukrainase Bahmut dhe Soledar, ishte vendosur në shkurt në një listë tjetër sanksionesh të BE-së për shkelje të të drejtave të njeriut dhe “destabilizimin” e vendeve në Afrikë.
Këshilli Evropian, që përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së, tha se lista e sanksioneve të reja e “kompleton” atë të mëparshmen. BE-ja shtoi se Wagner u shtua edhe një herë në listë “për veprime që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.
Fakti që Wagner është listuar dy herë “nënvizon dimensionin ndërkombëtar dhe peshën e aktiviteteve të këtij grupi, si dhe ndikimin e tij destabilizues në vendet ku ai është aktiv”, thuhet në deklaratën e Këshillit.
Në listën evropiane të sanksioneve u shtua edhe RIA FAN, një media ruse që është pjesë e grupit Patriot Media Group, bordi i së cilës drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagnerit.
Një organizatë joqeveritare ruse dhe një dezertor i Wagnerit kanë pretenduar se luftëtarët e Wagnerit ishin përgjegjës për incidentin e prerjes së kokës të një të burgosuri lufte ukrainas që duket në një video që ka tërhequr vëmendjen e Ukrainës dhe zyrtarëve të OKB-së.
Prigozhin i mohoi akuzat të enjten. Rusia tha se ka hapur një hetim lidhur me këto pamje.
BE-ja ka miratuar dhjetë pako të njëpasnjëshme sanksionesh kundër Rusisë gjatë vitit të kaluar pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës./REL
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...