Google ADS

“BE-ja rrezikon të dështojë si projekt për shkak të koronavirusit”

17:03 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri italian ka thënë për BBC që Bashkimi Evropian rrezikon të dështojë si projekt për shkak të krizës me koronavirus.

Giuseppe Conte tha se BE-ja duhet të veprojë në mënyrë adekuate dhe të koordinuar për të ndihmuar shtetet e goditura më së keqi nga virusi, transmeton portali arbresh.info.

Conte thotë se Bashkimi Evropian duhet të ngrihet ndaj sfidës të cilën ai e quajti “testin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Kjo ishte intervista e tij e parë me transmetuesin britanik qëkur shpërtheu pandemia në Itali shtatë javë më parë.

Më shumë se 17,000 njerëz kanë vdekur në Itali nga Covid-19

Ai po fliste ndërsa Italia dhe disa vende të tjera të BE përpiqen të shtyjnë më shumë anëtarë dorështrënguar të bllokut të lëshojnë të ashtuquajturat “lidhje korona” – duke ndarë borxhin që të gjitha vendet e BE do të ndihmonin për të shlyer. Në mënyrë të veçantë Holanda ka kundërshtuar idenë, duke çuar në një përplasje midis ministrave të financave të eurozonës.

Kryeministri italian i tha BBC se drejtuesit e Evropës ishin “përballë një takimi me histori” që ata nuk mund të humbnin.

“Nëse ne nuk shfrytëzojmë mundësinë për të vënë jetë të re në projektin evropian, rreziku i dështimit është i vërtetë”.

Shkalla e infeksionit në Itali po ngadalësohet – shifrat e fundit tregojnë se rastet pozitive rriten nga një ditë më parë me pak më shumë se 1%. Dy javë më parë, rritja ishte 7%./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme