Midis marsit dhe nëntorit të 2020 kishte 450 mijë më shumë vdekje në Bashkimin Evropian krahasuar me të njëjtën periudhë midis 2016 dhe 2019.
Sipas Eurostat, rritja e vdekshmërisë arriti kulmin në prill të vitit 2020, raporton ANSA.
Një rritje pak më e ulët e vdekshmërisë në Bashkimin Evropian u regjistrua midis majit dhe korrikut gjersa një rritje e re e konsiderueshme ndodhi në fund të gushtit dhe fillimin e shtatorit, e cila përkon me valën e re të pandemisë.
Rritja më e lartë e vdekshmërisë u regjistrua në nëntor, e cila ishte 40 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.
Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 495,716 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit në territorin e BE-së. /Telegrafi/
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...
Pierre Poilievra mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kan...