Bashkimi Evropian (BE) ka premtuar ndihmë shtesë prej 205 milionë eurosh për Ukrainën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Komisionit Evropian thuhet se për shkak të nevojës gjithnjë në rritje të njerëzve në Ukrainë, është marrë vendim për ndihmë shtesë në shumën prej 205 milionë eurosh.
Kështu, vlera e ndihmës që nga fillimi i luftës e deri më sot ka arritur në 700 milionë euro, nga të cilat 13 milionë euro janë ndarë për projekte në Moldavi.
Deklarata citoi gjithashtu një koment nga Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç.
“Për më shumë se 100 ditë, kemi qenë dëshmitarë të vuajtjeve të panevojshme dhe shkeljeve të panumërta të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Në këto kohë krize, është detyrimi ynë të jemi pranë më të cenuarve. Ne u përgjigjëm shpejt me një rritje të konsiderueshme të pranisë sonë në Ukrainë. Ky fond ofron ndihmë në formë të ushqimit, ujit, shëndetit, strehimit, mbrojtjes dhe parave të gatshme”, tha Lenarçiç.
Ai shtoi se vendet e BE-së po punojnë ngushtë me autoritetet ukrainase për të ndihmuar.
Lenarçiç tha se janë të vendosur të ofrojnë mbështetje për Ukrainën sipas nevojës.
Lenarçiç gjithashtu paralajmëroi vazhdimin e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare dhe autoritetet ukrainase për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në terren.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës