“BE-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë për të siguruar ndihmën humanitare ndërkufitare për Sirinë”, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell premtoi sot një mbështetje shtesë prej 1 miliard euro (1.06 miliardë dollarë) për popullin sirian për këtë vit në konferencën e donatorëve për Sirinë.
“Kam kënaqësinë të njoftoj një ndihmë shtesë prej 1 miliard euro për vitin kalendarik të 2022”, tha Borrell në fjalimin e tij të hapjes në konferencën e 6-të të Brukselit për të mbështetur të ardhmen e Sirisë.
Premtimi i ri sjell kontributin total të bllokut në 1.56 miliardë euro (1.65 miliardë dollarë).
“Edhe nëse Siria nuk është më në faqet e para, nevoja për ndihmë humanitare mbetet e madhe”, theksoi Borrell.
Ai theksoi se 92 për qind e popullit sirian që jeton në vendin e tyre përballet me varfëri dhe rreth 60 për qind e tyre përballen me pasiguri ushqimore “madje nuk e dinë se nga do të vijë vakti tjetër”.
Borrell tërhoqi vëmendjen për nevojat e rreth 7 milionë refugjatëve sirianë që jetojnë në Turqi, Liban, Jordani, Egjipt dhe Irak.
“Do të doja të shprehi mirënjohje për bujarinë e qëndrueshme të cilën e treguan qeveritë ndaj popullatës së refugjatëve, madje edhe integrimi dhe tensionet janë një barrë e rëndë”, tha ai.
Ai më tej nënvizoi se mbijetesa e miliona njerëzve në Siri varet nga ndihma e vazhdueshme ndërkufitare nga Turqia.
“BE-ja do të bashkëpunojë me Ankaranë dhe të tjerët për të rinovuar zgjidhjet jetike ndërkufitare që sigurojnë ofrimin e ndihmës humanitare”, vuri në dukje Borrell.
Në konferencën e donatorëve, e cila mbahet të hënën dhe të martën, marrin pjesë qeveritë, organizatat dhe agjencitë ndërkombëtare si dhe organizatat rajonale dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Vitin e kaluar, komuniteti ndërkombëtar premtoi gjithsej 5.3 milionë euro (aktualisht rreth 5.7 milionë dollarë) ndihmë për sirianët dhe vendet fqinje që strehojnë refugjatët.
Siria është zhytur në luftë civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi shtypi protestat pro-demokratike.
Sipas shifrave zyrtare të OKB-së, mbi 400 mijë njerëz humbën jetën në konflikt, por grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se numri i të vdekurve është midis 500 mijë dhe 600 mijë.
Mbi 14 milionë sirianë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, duke u bërë refugjatë ose të zhvendosur brenda vendit, sipas BE-së.
Turqia është vendi i cili strehon numrin më të madh të refugjatëve sirianë duke ofruar mbrojtje ndërkombëtare për afro 4 milionë njerëz që u larguan nga vendi fqinj./AA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...