Bashkimi Evropian do të organizojë në mars një konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë.
Konferenca, e cila do të mbahet në Bruksel, do të mobilizojë fonde nga bashkësia ndërkombëtare për të mbështetur popullin e Turqisë dhe Sirisë, pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit.
Sipas njoftimit të BE-së, qëllimi i konferencës së nivelit të lartë, e cila do të jetë e hapur për vendet anëtare të BE-së, vendet fqinje, anëtarët e OKB-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe palët e tjera të interesuara, është që të koordinojë reagimin e donatorëve dhe të mbledhë fonde për të mbështetur rimëkëmbjen e këtyre dy vendeve.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri suedez, Ulf Kristerson, vendi i të cilit kryeson unionin, u pajtuan për organizimin e kësaj konference.
Von der Leyen tha se janë të tronditur nga pasojat shkatërruese të tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë, dhe se prioritet tani për tani është shpëtimi i sa më shumë jetëve.
“Prandaj, menjëherë është aktivizuar mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së, i cili deri më tani ka dërguar 31 ekipe kërkim-shpëtimi dhe 5 ekipe mjekësore nga 23 vende anëtare”.
“Por ne po u dërgojmë një mesazh qytetarëve të Turqisë dhe Sirisë: BE-ja do të mbështesë komunitetet tuaja, sepse askush nuk duhet të lihet vetëm kur një tragjedi si kjo”, tha Von der Leyen.
Kryeministri suedez tha se tërmeti në Turqi dhe Siri është një “katastrofë e paprecedentë”.
Dhjetëra shtete në mbarë botën kanë ofruar ndihmë emergjente humanitare, përfshirë dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe furnizime të tjera të ndihmës./rel
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...