Rreth tre të katërtat e europianëve thonë se Bashkimi Europian ‘nuk do t’ia vlente’ pa lirinë e lëvizjes.
Sondazhi i kryer nga Universiteti i Oksfordit, i udhëhequr nga Profesor Timothy Garton, thekson se sondazhi ka gjetur një mbështetje të fortë për Parlamentin europian, transmeton portali arbresh.info
Sondazhi është kryer me 27 vende anëtare, përfshirë edhe Britaninë e Madhe dhe u përfundua në dhjetor të vitit 2020.
“Sondazhi tregon pikëpamjen internacionaliste të europianëve”, thonë autorët e sondazhit. “Njerëzit u pyetën se çfarë kishin fituar ata personalisht nga anëtarësimi në BE dhe shumica thanë se liria e lëvizjes. Kjo u tregua në të gjithë BE-në dhe nëpër lloje të ndryshme të njerëzve, megjithëse mbështetja ishte veçanërisht e fortë midis të diplomuarve”.
Europianët nuk i besojnë SHBA-ve, zbulon sondazhi i fundit
Ku sondazh pasqyron mbështetjen e fortë për lirinë e lëvizjes që është theksuar edhe në sondazhet e mëparshme, duke përfshirë sondazhin eurobarometër 2018 i cili tregoi se katër në pesë europianë mbështesin lëvizjen e lirë në BE, shkruan ox.uk
Tre të katërtat (74%) e të anketuarve ranë dakord me këtë deklaratë, duke demonstruar se liria e lëvizjes është afër zemrës së projektit europian për shumicën e europianëve.
Kur u pyetën mbi ‘liderët europianë’, të anketuarit nuk kanë përmendur liderë të tillë si Angela Merkel apo Emmanuel Macron dhe vetëm 5% e të të anketuarve e dine se kush është Ursula von der Leyen, transmeton portali arbresh.info
Të anketuarit renditën tre gjërat kryesore më të rëndësishme që BE kishte bërë për ta personalisht nga një sërë opsionesh.
Liria për të udhëtuar ishte në tre vendet e para për 61%
Mundësitë për të jetuar, punuar dhe studiuar në Europë ishin në top tre për 53%
Paqja dhe siguria e jashtme ishin tre vendet e para për 38%./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?