Komisioni Evropian i siguron eurodeputetët se ka kujdes në atë që Rusia të mos i anashkalojë sanksionet përmes vendeve të treta.
Kjo sot është thënë nga ana e Komisionit Evropian gjatë debatit në komisionin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian.
Komisioni Evropian, sipas analizave të tij, mendo se në vendet e BE-së dhe të G7 ekziston shkallë e lartë e harmonizimit dhe implementimit të sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë dhe se nga afër po monitorohen transaksionet financiare me vendet e treta, përmes të cilave Rusia ka mundur t’i anashkalojë sanksionet.
Gjatë debatit një numër i madh i eurodeputetëve u bënë thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian të vendosin sanksione kundër sektorit energjetik, veçanërisht në naftë. Studimet e institucioneve të BE-së tregojnë se sanksionet kundër sektorit të naftës fuqishëm do ta preknin Rusinë. Në rast të sanksioneve energjetike, Komisioni dhe Këshilli angazhohen se do t’i ndërmarrin masat e nevojshme që të ulet impakti negativ i vendeve anëtare të BE-së më të varura nga energjia ruse.
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...