Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen nesër në mbrëmje në Bruksel për një samit të jashtëzakonshëm për konfliktin ruso-ukrainas.
Në letrën e ftesës së kryetarit të Këshillit Michel, thuhet se është e rëndësishme të vazhdohet të veprohet në mënyrë të bashkuar dhe të vendosur. Agresionet ruse shkelin ligjin ndërkombëtar, si dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Sipas njoftimeve, takimi pritet të fokusohet në marrëdhëniet me Moskën dhe ofrimin e mbështetjes së mëtejshme për Kievin.
Sanksionet e BE hyjnë në fuqi
Sanksionet e reja të BE kundër Rusisë ndërkohë janë miratuar zyrtarisht nga 27 shtetet anëtare. Këtë e ka bërë të ditur Këshilli i Bashkimit Evropian në Bruksel. Masat ndëshkimore synojnë bankat, tregjet financiare si dhe tregtinë në Rusi. Më parë, patën njoftuar masa ndëshkuese Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Australia dhe vende të tjera. Gjermania ka pezulluar vënien në punë të gazsjellësit Nord Stream 2. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock konfirmoi sot kërcënimin evropian për sanksione shtesë.
Këto do të hynin në fuqi nëse Moska do të ndërmerrte hapa të mëtejshëm drejt një pushtimi, tha Baerbock pas takimit me homologun e saj francez Le Drian në Berlin. Qeveria ruse kërcënoi se do të merrte kundërmasa “të ndjeshme”.
Biden vendos sanksione kundër Nord Stream 2
Pas pezullimit nga qeveria federale të procedurës së autorizimit për gazsjellësin gjermano-rus Nord Stream 2, Shtetet e Bashkuara vendosën të sanksione ndaj kompanisë operuese dhe drejtuesve të saj kryesorë. Presidenti Joe Biden tha se ishte konsultuar ngushtë me kancelarin Scholz për këtë.
Presidenti Biden i njoftoi masa sanksionesh kundër Nord Stream 2 AG me bazë në Zvicër dhe menaxhmentit të saj në një deklaratë me shkrim. Ai nuk e kishte bërë këtë më parë për shkak të respektit për Gjermaninë.
Sipas Agjencisë Gjermane të Shtypit, qeveria gjermane thirri ambasadorin rus për shkak të përshkallëzimit të krizës në Ukrainë. Biseda u zhvillua me drejtoren politike të Ministrisë së Jashtme, Bellmann. Ende nuk është dhënë asnjë informacion për përmbajtjen e saj.
Ukraina përgatitet për një pushtim të mundshëm
Përballë frikës për një pushtim rus, në Ukrainë do të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme kombëtare.
Ajo pritet të fillojë në mesnatë dhe të zgjasë fillimisht 30 ditë, siç pasqyrohet në projektin përkatës. Më parë, qeveria u kishte bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të saj që të largoheshin nga Rusia. Forcat e Armatosura të Ukrainës gjithashtu kanë filluar të mobilizojnë rezervistë.
Ndërkohë, faqet e internetit të qeverisë duket se janë sulmuar sërish në Ukrainë. Siç njoftoi qeveria, faqja e saj si dhe ato të parlamentit dhe të ministrisë së jashtme nuk kontaktohet dot më. Ukraina ka qenë viktimë e sulmeve kibernetike në të kaluarën, për të cilat ajo e konsideron Rusinë përgjegjëse. Moska gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje.
Ushtria ukrainase ka njoftuar një sulm të ri nga kryengritësit pro-rusë në frontin lindor të Ukrainës. Mësohet është vrarë një ushtar. /DW
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...