Google ADS

BE-ja “mbyllet”, vendosen masa më të ashpëra

00:20 | 2 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Bashkimi Europian ka forcuar masat kufizuese për hyrjen në vendet e bllokut për njerëzit që nuk janë nga vendet anëtare.

Sipas vendimit të BE-së, hyrja do të lejohet vetëm nga vendet që kanë më pak raste me koronavirus dhe pothujase asnjë rast nga llojet e reja të koronavirusit, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Zyrtarët e BE-së ranë dakord në një takim në Bruksel mbi një masë të re për udhëtimet nga vendet jo anëtare, duke përfshirë edhe Britaninë.

Sipas rekomandimit për udhëtimet jo-thelbësore, vendet e BE inkurajohen të lejojnë hyrje të pakufizuar, siç është karantina e detyrueshme, vetëm nën kritere të rrepta.

Vizitori do të duhet të vijë nga një vend ku nuk ka më shumë se 25 raste të Covid-19 për 100,000 njerëz në 14 ditë, që është një normë më e ulët e infeksionit sesa në të gjitha vendet e BE.

Marrëveshja e BE-së mbulon udhëtimet e parëndësishme dhe shërben si një udhëzues për vendet e BE-së, të cilat kanë fjalën e fundit mbi politikën e tyre kufitare.

Javën e kaluar Bashkimi Europian hoqi Japoninë nga lista e vendeve ku udhëtarët mund të vizitonin bllokun pa kufizimet e rrepta.

Lista tani përbëhet nga shtatë vende, Australia, Kina, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajlanda, megjithëse përfshirja e Kinës varet nëse Kina lejon vizitorët e BE-së të hyjnë, transmeton portali arbresh.info

Këshilli i BE miratoi rekomandimet e Komisionit Europian për një qasje të koordinuar për të kufizuar lëvizjen për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi Këshilli.

Rekomandimet janë për të shmangur të gjitha udhëtimet e parëndësishme, në mënyrë që të ngadalësohet importi dhe përhapja e llojeve të reja më ngjitëse të koronavirusit.

Në të njëjtën kohë, shteteve anëtare u jepet mundësia të kërkojnë një provë për Covid -19 nga pasagjerët që vijnë nga zona portokalli, të kuqe dhe gri.

Personave që jetojnë në rajone kufitare dhe kalojnë kufirin në baza ditore ose të shpeshta, për shembull për punë, studime ose arsye familjare, nuk duhet t’i nënshtrohen testimit ose karantinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme