Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mbyllin kufijtë e BE-së për të gjitha udhëtimet jo thelbësore për 30 ditë, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë mbështetur një propozim të Komisionit Evropian për të vendosur një ndalim të hyrjes në zonën e Shengenit të BE-së me qëllim parandalimin të përhapjes së koronavirusit.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel konfirmoi se të gjithë krerët e shteteve dhe qeveritë të BE-së i kanë mbështetur rekomandimet e Komisionit Evropian. Ata zhvilluan një video-konferencë më 17 mars. “Ne kemi miratuar udhëzimet e propozuara nga Komisioni për Menaxhimin e Kufijve”, tha presidenti i Këshillit Evropian.
“Për të kufizuar më tej përhapjen e virusit, ne kemi rënë dakord të forcojmë kufijtë e jashtëm duke zbatuar një kufizim të koordinuar të përkohshëm të hyrjeve jo emergjente për 30 ditë”, theksoi ai. Masat kufizuese zbatohen në të gjithë territorin e Bashkimit Evropian, përfshirë zonën Shengen. Kujtojmë që jo të gjitha vendet e BE-së janë anëtare të Shengenit, siç janë Kroacia, Bullgaria, Rumania, Irlanda dhe Qiproja.
Ekzistojnë gjithashtu vende jo të BE-së, por pjesë e zonës Shengen, të tilla si Norvegjia Zvicra dhe Lihtenshtajni. Këto masa do të zbatohen për të ashtuquajturit shtetas të vendeve të treta për një periudhë prej 30 ditësh. Masat kufizuese nuk vlejnë për qytetarët e BE-së, banorët e përhershëm të vendeve të BE-së, diplomatët dhe stafin mjekësor, si dhe ekspertët që ndihmojnë në ndalimin e koronavirusit./REL
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok