Parlamenti dhe Këshilli Evropian janë pajtuar që të thjeshtësojnë procesin e aplikimit për viza afatshkurta.
Kodi i ri i Vizave për BE synon që të lehtësojë udhëtimin në zonën Schengen për turizëm, tregti dhe biznes dhe në të njëjtën kohë të kontribuohet në sigurinë e brendshme te shtetet e BE-së, transmeton Koha Ditore.
“Aplikimet për viza duhet të dorëzohen në mes të gjashtë muajve (në vend të tre muajve sa është tani) dhe 15 ditë para udhëtimit të planifikuar, me përjashtim të detarëve që do t’u mundësohet dorëzimi i aplikacioneve nëntë muaj më parë”, thuhet në sqarimin e Parlamentit Evropian.
Me Kodin e ri, tarifa e një vize Schengen do të ngrihet nga 60 në 80. Fëmijët nën moshën gjashtë vjeçare, studentët dhe hulumtuesit, do të përjashtohen nga kjo tarifë, ndërsa aplikuesit nën moshën 18-vjeçare do të kenë një tarifë më të ulët.
Shtetet anëtare të BE-së do të jenë të obliguara të punojnë me ofrues të jashtëm të shërbimeve për pranimin e vizave, në shtete jo-anëtare të BE-së, ku nuk janë prezentë apo të përfaqësuar nga ndonjë vend tjetër. Vizat me shumë hyrje do të jenë në dispozicion për udhëtarët e shpeshtë të zonës Schengen. Do të ketë procedura lehtësuese për artistët e njohur dhe atletë të njohur që udhëtojnë nëpër BE.
“Prerekuizita e re për të blerë sigurim shëndetësor do të vlerësohet nga Komisioni Evropian 15 muaj pas prezantimit të kodit, duke marrë për bazë shpenzimet aktuale mjekësore të kryera nga poseduesit e vizave”, ka thënë Parlamenti Evropian.
Për të hyrë në fuqi Kodi i ri i vizave, marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për të Drejta Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE). Pas këtij votimi, marrëveshja duhet të aprovohet edhe në Këshillin e Ministrave.
Sidoqoftë, disa prej pikave të Kodit të ri nuk do të aplikohen te të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ato mund të miratohen varësisht nga ajo nëse një shtet i caktuar jashtë BE-së “shfaq bashkëpunim ‘të mjaftueshëm’ apo edhe ‘të pamjaftueshëm’ në pranimin e migrantëve ilegalë, pas një vlerësimi të plotë e objektiv të kryer nga Komisioni Evropian çdo vit”.
Nga janari i vitit 2019, qytetarë të 102 vendeve dhe dy entiteteve tjera kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE. Kosova dhe Turqia janë dy nga vendet që janë në proces të liberalizimit të vizave.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...