Google ADS

BE-ja i vendos sanksione të reja Koresë Veriore

20:28 | 16 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Koresë Veriore.

Vendimi vjen pasi vendi komunist kreu një sërë testesh raketore dhe bërthamore dhe për mosrespektim të rezolutave të Këshillit të Sigurimit, transmeton portali arbresh.info

Sanksionet përfshijnë një ndalim total ndaj investimeve të BE-së në Korenë Veriore. Gjithashtu është ndaluar edhe shitja e produkteve të naftës dhe naftës së papërpunuar.

Ministrat gjithashtu vendosën të zvogëlojnë sasinë e parave që mund të dërgohen në Korenë e Veriut si ‘dërgesa’ nga 15,000 euro deri në 5,000.

Zyrtarët e BE-së kanë argumentuar se këto para janë përdorur për të financuar programet e armëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme