Google ADS

BE-ja i kërkon Rusisë të ndërmarrë hapa konkretë dhe të prekshëm drejt de-përshkallëzimit

11:29 | 16 Shkurt 2022
arbresh.info

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Rusisë që të ndërmarrë hapa “konkret” për të lehtësuar tensionet rreth Ukrainës, raporton AFP.

Kreu i Këshillit Evropian Charles Michel u tha ligjvënësve të BE-së se Rusia ka sinjalizuar se mund të jetë e hapur ndaj diplomacisë dhe ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndërmarrë hapa konkretë dhe të prekshëm drejt de-përshkallëzimit, transmeton arbresh.info.

“Sepse ky është kushti për dialog të sinqertë politik. Ne nuk mund të tentojmë përjetësisht diplomacinë nga njëra anë, ndërsa pala tjetër grumbullon trupa”, deklaroi Michel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme