BE-ja hap hetim ndaj eurodeputetit Nigel Farage

19:15 | 21 Maj 2019
Arbresh.info

Parlamenti Evropian ka hapur edhe formalisht hetimin mbi pretendimet se Nigel Farage nuk ka deklaruar gjysmë milion funta në dhurata nga një manjat i sigurimeve që është nën hetime nga Agjencia Kombëtare e Krimeve.

Një burim i afërt me presidentin e PE-së Antonio Tajani ka konfirmuar për The Independent që lideri i Partisë Brexit është referuar tek komiteti këshillues që shqyrton çështjet financiare, transmeton portali arbresh.info.

Ky veprim vjen pasi Komisioni Zgjedhor i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi zyrat e partisë të martën si pjesë e një hetimi në financat e saj.

Ishte pohuar javën e kaluar se kreu i Partisë Brexit i janë dhënë më shumë se 450,000  funta nga Arron Banks, duke përfshirë një makinë me shofer, qira dhe fatura në një shtëpi prej 4.4 milionë funtash në Chelsea dhe udhëtime luksoze në Shtetet e bashkuara për t’u takuar me politikanët e krahut të djathtët.

Por asnjëra nga dhuratat, nuk janë deklaruar në regjistrin e interesave të Farage në Parlamentin Evropian, që është i paraparë për të parandaluar euro-deputetët të mbajnë sekret konfliktet e interesit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme